
Me gamën e gjerë të aspiratorëve, sistemeve të integruara të gatimit dhe sistemeve të pastrimit të ajrit,
Falmec plotëson nevojat dhe preferencat e shumëllojshme të klientëve, duke shndërruar çdo ambient të shtëpisë në më të mirin e mundshëm.
Kompania, ndër vite, me sukses ka arritur të krijojë dhe zhvillojë një identitet dhe një stil unik, duke balancuar elegancën, përkujdesjen dhe vëmendjen ndaj detajeve dhe ergnomisë, pa lënë mënjanë nga funksionaliteti. Falë bashkëpunimit të suksesshëm me dizenjuesit më të famshëm, Falmec ka krijuar gamë produktesh të dizenjuara për të ndërvepruar dhe për t’u harmonizuar me stile të ndryshme të dizajnit, të cilat ofrojnë zgjidhe ideale për çdo ambient, preferencë dhe shije.

Falmec transformon nevojën në rritje për një ambient të shëndetshëm dhe komod në shtëpinë tuaj, duke ofruar zgjidhje konkrete dhe produkte që kënaqin nuhatjen, shikimin, dëgjimin, prekjen dhe gjithashtu ofrojnë zgjidhje të reja për gatime të shijshme, të cilat shtojnë dëshirën për të provuar mënyra dhe receta të ndryshme gatimi. Të krijuara dhe zhvilluara mbi një përvojë të gjatë prej disa dekadash në sektorin e aspirimit, produktet Falmec sot plotësojnë standarde të reja për të përmirësuar në maksimum cilësinë e jetës në shtëpi.

Për Falmec, cilësia është diçka që ne mund ta perceptojmë, shohim dhe prekim në çdo detaj. Duke filluar që nga inoksi AISI 304 që ne përdorim; higjienik, rezistent ndaj korrozionit dhe i lehtë për t'u mirëmbajtur, dhe padyshim materiali më i mirë që Falmec mund të përdorë për gamën e aspiratorëve. Megjithatë, jo gjithçka ka të bëjë me lëndët e para që ne përdorim, ka të bëjë edhe me produktin në tërësi, i cili duhet të projektohet dhe testohet për të jetuar gjatë dhe për të siguruar një performancën dhe kënaqësinë me të mirë të mundshme, çdo ditë.
