SQ

Teknologjia Teknologjia dhe inovacioni shërbim njerëzve.

Block fascia1
Falmec transformon nevojën në rritje për një ambient të shëndetshëm dhe komod në shtëpinë tuaj, duke ofruar zgjidhje konkrete dhe produkte që kënaqin nuhatjen, shikimin, dëgjimin, prekjen dhe gjithashtu ofrojnë zgjidhje të reja për gatime të shijshme, të cilat shtojnë dëshirën për të provuar mënyra dhe receta të ndryshme gatimi. 
Të krijuara dhe zhvilluara mbi një përvojë të gjatë prej disa dekadash në sektorin e aspirimit, produktet Falmec sot plotësojnë standarde të reja për të përmirësuar në maksimum cilësinë e jetës në shtëpi.

Ajri i pastër.  
Ajër i
pastër për një
jetë më të
shëndetshme.  

Ndonjëherë, ndonëse ne as nuk e vëmë re, në ambiente të mbyllura ajri mund të ndotet nga bakteret, viruset, myku, çimkat e pluhurit, mikroorganizmat dhe substancat e tjera të dëmshme të avullueshme, si dhe lagështia dhe aromat e pakëndshme. Falmec ofron zgjidhjet teknologjike më të avancuara, të cilat mundësojnë një ambient më të shëndetshëm dhe më shumë mirëqënie, duke ndihmuar që njerëzit të mund të thithin ajrin më të pastër dhe më të shëndetshëm në shtëpitë e tyre. 

+ E.ion


Block 3. Contenuti

Qetësia.
Rëndësia e
komoditetit akustik. 

Niveli i zhurmës në mjediset ku ne jetojmë 
është një faktor themelor dhe i rëndësishëm, 
por shpesh i neglizhuar i mirëqenies.
Kjo është arsyeja pse Falmec ka zhvilluar një teknologji të aftë për t’i bërë aspiratorët jashtëzakonisht të qetë në punim. 

Silence NRS: 10 vite qetësi absolute në kuzhinën tuaj. 

Falmec ka krijuar teknologjinë NRS, duke krijuar në këtë mënyrë aspiratorët më të qetë në botë.  

Në fakt, NRS (Sistemi i Reduktimit të Zhurmës) redukton zhurmën në një nivel pothuajse të pandjeshëm dhe ju lejon të shijoni në maksimumin e mundshëm kënaqësinë e gatimit dhe të shijuarit të një vakti fantastike në shoqërinë e miqve dhe të dashurve tuaj.  

+ NRS

Block Contenuto
00:00
00:00

No-Drop. 
Zero kondensim në kuzhinën tuaj.

Falmec, në vitin 2018 zhvilloi një teknologji inovative, e cila më në fund zgjidh problemin e kondensimit të avullit dhe bulëzave të ujit gjatë gatimit, një fenomen i padëshiruar dhe prezent veçanërisht në rastet e përdorimit të pianurave me induksion. 

Me kalimin e kohës, falë patentës No-Drop të Falmec, janë projektuar dhe zhvilluar një gamë e gjerë produktesh gjithnjë e më të avancuara, si për instalime të integruara dhe inkaso dhe për instalimet në mur. 

+ NO-DROP
Block contenuto